Daut Haradinaj, i AAK’së, nuk ka treguar për numrin e saktë të ulëseve në Kuvend që partia e Ramush Haradinajt i ka fituar në zgjedhjet e 11 qershorit.
Haradinaj gjatë një intervistë në Klan Kosova ka treguar vetëm se AAK dhe NISMA janë të kënaqur me numrat e mandateve të fituara në Kuvend.
“Nuk po flas për numra. Por jemi të kënaqur. AAK është e kënaqur me këtë rezultat”, tha ai.
Por, Daut Haradinaj nuk ka komentuar nëse edhe PDK’ja është e kënaqur me numrin e ulëseve për deputet të fituara brenda koalicionit PDK-AAK-NISMA.
“Këtë pyetje duhet me ju bo atyne”, tha ai.
Haradinaj gjatë intervistës tha se ai kishte pasur përgjegjësi që në këto zgjedhje të merrej me votuesit e koalicionit PAN në Deçan, si drejtues i degës së AAK’së në këtë komunë, dhe thotë se atje ka rritur konsiderueshëm mbështetjen e qytetarëve.
Ndryshe, koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA, sipas rezultateve preliminare të KQZ, rezulton t’i ketë fituar 39 vende në Kuvend.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?