Hapjen e kapitujve të negociatave, Osmani: Shqipëria, një hap më pranë një të ardhmeje të ndritur

13:09 | 15 Tetor 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE, duke e cilësuar si moment historik.

Osmani me anë të një postimi në “X” ka thënë se hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj, shkruan Arbresh.info.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE!”, ka shkruar ajo.

“Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, shtoi ajo./Arbresh.info/

 

Të ngjashme