Rritja e rasteve më Covid-19, duket se do të bëjë që në spitalet e Kosovës të vendosen edhe tendat apo shatorret për të pritur pacientë.
Nëse rastet rriten atëherë nuk e përjashtojnë një gjë të tillë, ka thënë Drejtori i Spitalit rajonal të Gjilanit, Arsim Emini.
Arbresh.info, ka mësuar se në këtë spitale një ide e tillë është duke u shqyrtuar, por në një përgjigje për portalin, Drejtori i këtij spitali ka mohuar se tendat tashme janë kanë filluar të vendosen.
Ai ka treguar se aktualisht ky spital ka shtretër të mjaftueshëm dhe s’ka ende nevojë që të merret ky veprim.
“Ngarkesa ka por situata është e përballueshme. Përgatitjet që i kemi be numri i shtretërve që janë në dispozicion janë 190 më hapësirat që i kemi krijua por nëse ka numër më të lart mundemi më i be edhe mbi 200 shtretër. Aktualisht i kemi 119 me oksigjeno-terapi dhe 140 total i kemi të shtrire total. Deri tash s’kemi ardhur deri në piken kritike pasi i kemi be përgatitjet më kohë duke lirua hapësira”, ka thënë Emini.
Sipas tij, situata aktualisht në këtë spital është e përballueshme sa i përket shtretërve për personat të infektuar më Covid-19.
“E kemi edhe atë opsion por në tri apo katër dietë fundit ne Gjilan kemi rremja të numrit të pacientëve. Jo s’kemi fillua mi vendos pasi s’kemi pas arsye se trendi i numrit të pacientëve nuk ka ardhur deri në atë pik sa mos më pas hapësirë.. Situata deri tashmë është menaxhua mirë”, ka përfunduar Emini për Arbresh.info
Se alternativa e fundit ne raste se spitalet stërmbushurën nga personat e infektuar është edhe vendosja e kanë pohuar për Arbresh.info edhe nga Ministria e Shëndetësisë .
“SHSKUK ka mobilizuar shtretër shtese, nëse ka nevoje do të përdoret edhe qendra mjekësor e FSK-se, dhe po pati nevoje edhe kapacitete tjera, pe përjashtuar mundësinë edhe te spitaleve fushor”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kujtojmë se shkaku i rritjes së rasteve në Kosovë aktualisht janë masat në fuqi, ku është kufizuar orari i lëvizjes, orari i punës në gastronomi si dhe ndalimi i ahengjeve familjare. Po ashtu janë mbyllur edhe klubet e natës./Arbresh.info/
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...