Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, morën pjesë në inaugurimin e Qendrës Shtetërore të Trajnimit të Sigurisë Kibernetike.
Hargreaves me anë të një postimi në “X”, falënderoi dhe përgëzoi Ministrinë e Mbrojtjes për këtë hap të cilin e quajti të rëndësishëm dhe që rrit qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit, shkruan Arbresh.info.
“Dhe jam krenar për mbështetjen që kemi ofruar në zhvillimin e kurrikulës së Trajnimit për Qendrën. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e sigurisë së saj kibernetike në vend dhe rajon”, shkroi Hargreaves./Arbresh.info/
Today, I was delighted to attend the inauguration ceremony for the State Cyber Security Training Center along with the Prime Minister Kurti and Minister of Defence Ejup Maqedonci. I commend the Ministry of Defence for this pivotal step in enhancing resilience and security 1/2 pic.twitter.com/tPxqmQIjkF
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) March 12, 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo Qendër paraqet angazhim e përkushtim dhe një arritje domethënëse në rrugëtimin tonë drejt një hapësire kibernetike të sigurt./Arbresh.info/
Kurti: Në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...