Komisioni Evropian miratoi sot programin e tij të punës për vitin 2020, në të cilën në mes prioriteteve theksohet edhe fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas korrespondencës së AIM-së nga Brukseli, programi i punës i Komisionit Evropian përfshin hapa konkretë të cilat trupi ekzekutiv i BE-së do të ndërmarrë gjatë vitit për të arritur angazhimet politike të formuluara në fillim të mandatit. Këto janë tranzicioni ekologjik, shoqëria digjitale, qëndrueshmëri më e madhe ekonomike dhe roli më i fortë i Bashkimit Evropian në skenën globale.
Pikërisht në këtë fushë që është gjetur zgjerimi dhe fillimi më specifik i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020.
“Bashkimi Evropian është i përkushtuar të thellojë partneritetin e tij me Ballkanin Perëndimor, rajoni me të cilin ndan shumë. Një perspektivë e besueshme e pranimit për rajonin është me një rëndësi thelbësore strategjike për Bashkimin Evropian dhe vetë rajonin, kjo do të konfirmohet nga kontributi i Komisionit në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj të 2020-ës”, thuhet në programin e punës së Komisionit Evropian për këtë vit.
Komisioni Evropian premton se do të “vazhdojë të bëjë presion për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ndërsa paralelisht theksohet përmirësimi i procesit të pranimit në BE përmes një metodologjie të re dhe një kornize më të fortë investimesh.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...