Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ndarë informacione rreth vendimit që është marrë për formimin e komisionit i cili do të vë bazamentin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit.
Maqedonci pas mbledhjes së qeverisë, tha se kanë pranuar një raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes në Turqi, teksa shtoi se për këtë janë koordinuar edhe me partnerët e Kosovës.
“Kryeministri ka nënshkruar vendimin për formimin e një komisioni i cili do të vë bazamentin e industrisë ushtarake për herë të parë në Kosovë. Ky komision do të hulumtoj dhe do të diskutoj rreth hapjes së një fabrike shtetërore për prodhimin e municionit. Për këtë ne jemi koordinuar me partnerët tanë. Ne kemi pranuar edhe një raport fizibiliteti nga Republika e Mbrojtjes së Turqisë. Edhe për fluturaket kemi diskutime me shumë partnerë. Por e rëndësishme është që me hapjen e fabrikës së monicionit vendi ynë po bënë një hapë më tej në aspektin e kompletimit të infrastrukturës së përgjithshme të sigurisë”, theksoi ai./rtk
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...