Hapja e bazës së NATO-së, në Kuçovë të Shqipërisë po llogaritet si një lajm i mirë për gjithë vendet e rajonit.
Hapja e kësaj baze, po dëshmon ndikimin që ka Shqipëria në vitet e fundit në diplomaci, kështu shprehen njohësit e politikës dhe të sigurisë.
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala thotë se Shqipëria po e dëshmon se ka një besueshmëri me NATO-n, dhe kjo po e fuqizon në përcaktimin e pikave që janë në interes të Shqipërisë.
“Kjo bazë ushtarake duhet të shikohet në dy sfera si atë politik por edhe ushtarak duke dëshmuar që Shqipëria si vend i NATO ka filluar të marr më shumë obligime për të mbështetur misionin e NATO duke forcuar tutje pozicionin e saj në piken e gjeostrategjisë/gjeopolitikës. Shqipëria ne nivelin politik ka dëshmuar tani një lojalitet të pa krahasuar më NATO dhe aleatet brenda saj që kanë primatin sikur Amerika, Britania dhe Gjermania dhe kjo po e fuqizon në përcaktimin e pikave që janë në interes të Shqipërisë dhe që ka impakt rajonal për sigurinë kolektive”, thotë Shala.
Shala shprehet se Forcat e Armatosura të Shqipërisë(FASH), kanë dëshmuar profesionalizimin e tyre në nivelin më të lartë.
Shala thotë gjithashtu se Shqipëria do të jetë liderë në pjesën e industrisë për një periudhë të shpejt, ku sipas tij edhe vendet fqinje do të përfitojnë nga ky modernizim i industrisë.
“Në nivelin ushtarak që nga pjesëmarrja në misione ndërkombëtare Eagel 1 e tutje në kuadër të NATO në Afganistan dhe Irak dhe tani në Kosovë , FASH po dëshmon profesionalizmin ushtarak në nivelin më të lartë siç e kërkon standardi i Aleancës Veri Atlantike. Besueshmëria si dhe profesionalizmi dy elemente që Shqipërinë në periudhën 10 vjeçare do te vendoset në piken referuese të kësaj aleance për Evropën juglindore si dhe për kontinentin Afrikan dhe Azisë se mesme, juglindore. Shqipëria do të jete lidere në pjesën e industrisë ushtarake për një periudhë të shpejt brenda së cilës edhe vendet fqinje do të përfitojnë nga ky modernizim të industrisë”, shton Shala për Arbresh.info
Lajmin për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë e ka mirëpritur edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti.
Haliti thotë se Shqipërisë gradualisht po i besohet që të jetë qendër rajonale e vendim marrjes për rajonin dhe ushtarakisht, sipas tij kjo është një e arritur e jashtëzakonshme e Shqipërisë, dhe për popullin shqiptar.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s sa i përket bazës në Kuçovë ajo nuk është hapur për Kosovë, por është hapur si bazë e cila është nën komandën e NATO-s për nevojat e NATO-s dhe është e menaxhuar nga ushtria shqiptare. Është një arritur e jashtëzakonshme e qeverisë së Shqipërisë, për popullin shqiptar në përgjithësi, sepse Shqipërisë gradualisht po i besohet që të jetë qendër rajonale e vendim marrjes për rajonin dhe ushtarakisht, krijon qendrën e saj në Shqipëri, dhe Kosovë, është mirë për të gjithë në Ballkan”, thotë deputeti.
Ai thotë se kjo është në të mirën e gjithë rajonit, dhe nuk është në dëm të askujt, përfshirë këtu edhe Serbinë.
“Në Kosovë ka kohë, realisht Kosova është nën ombrellën e NATO-s por fatkeqësisht akoma nuk është në NATO.Por baza e NATO-s në Kuçovë është mirë për të gjithë rajonin, nuk është në dëm, të askujt duke përfshi këtu edhe Serbinë, nuk është ndërtu kundër Serbisë , është ndërtuar për operacione të shpejt atë NATO-s për ta mbrojtur dhe siguru rajonin”, shprehet deputeti.
Ndërsa analistja politike, Afërdita Maliqi, për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë tregon më së miri rolin që ka Shqipëria në vitet e fundit .
Maliqi thotë se Shqipëria po luan një rol kyç në stabilitetin rajonal dhe është bërë qendër e diplomacisë botërore.
“Hapja e bazës së NATO në Kuçovë është lajm i mirë për të gjithë vendet e rajonit dhe për sigurinë. Kjo tregon edhe për rolin qe ka Shqipëria e cila viteve të fundit është bërë qendra e diplomacisë botërore dhe Shqipëria po luan një rol kyç në stabilitetin rajonal”, thotë ajo.
Analistja përmendi edhe vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt në Shqipëri para dy javësh, sipas saj vizita e tij ishte një fakt shtesë për rolin që ka pasur Shqipëria në luftën në Ukrainë.
“Vizita e Zelenskyt në Tirane është edhe një fakt shtesë për rolin që ka pas Shqipëria në luftën në Ukrainë, duke i hapur dyert për refugjatë ukrainas dhe rreshtuar krah aleatëve”, shton analistja politike.
Ndërsa sa i përket njohjes së Kosovës nga Ukraina, Maliqi thotë se Zelensky gjatë vizitës në Shqipëri nuk ka dhënë ndonjë indikacion, por që sipas saj institucionet tona duhet të punojnë që kjo të ndodh.
“Por, sa i përket njohjes së Kosovës, Zelensky nuk ka dhënë ndonjë indikacion që mund të ndodh këtë kohë. Institucionet tona duhet te punojnë qe kjo të ndodhë, pasi edhe Kosova është rreshtuar krah Ukrainës dhe aleateve tanë”, shton ajo.
Më 4 mars Në Shqipëri, u inaugurua baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, një investim prej mbi 50 milionë eurosh i Aleancës.
Gjatë një ceremonie ku morën pjesë autoritetet më të larta të vendit si dhe përfaqësues të NATO-s dhe vendeve anëtare, u vu në dukje rëndësia e saj strategjike, edhe për rajonin e Ballkanit. Baza, do të shërbejë dhe si qendra kryesore për forcat ajrore shqiptare.
Kurse më 2 mars, Tirana organizoi Samitin për Ukrainën në dy vjetorin e fillimit të pushtimit të saj nga agresori rus.
Ky Samit kishte mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor.
Rreth një viti më parë, Tirana kishte mbledhur edhe liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimorë.
Në Samitin e Procesit të Berlinit, që u mbajt me 16 tetor 2023, që për herë të barë u zhvillua në një vend jo anëtar, kishte në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal.
Përveç Samiteve, kryeqyteti shqiptar është rikthyer në një vend liderë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili në shkurt të këtij viti vizitoi Shqipërinë./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...