‘Hapja e arkivave të ushtrisë jugosllave do të na ndihmonte për të pagjeturit’

11:09 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pala kosovare vazhdimisht e ka hapur në Bruksel temën e çështjes së të pagjeturve.

Mustafa e tha këtë në Kuvend, në kuadër të përgjigjes që i dha deputetës së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në lidhje me çështjen e të pagjeturve, shkruan arbresh.info.

Mustafa tha se e rëndësishme është që të hapet arkiva e ushtrisë jogosllave sepse vetëm në atë mënyrë mund të ketë qasje në vendet ku dyshohet se janë mbetjet mortore të të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.

“Çështja e të pagjeturve në Bruksel është hapur qysh në takimet e para në vitin 2011. Si çështje e kemi hapur në vazhdimësi në Bruksel në mënyrë që të bëhet presion në Serbi që të jepen dokumentacione të sakta dhe të identifikohen vende ku akoma nuk po gjenden trupa. Do të kërkohjmë nga Brukseli që të bëjë presion ndaj Serbisë. Nëse hapet arkiva e ushtrisë jugosllave mund të kemi qasje në vendet ku dyshohet se janë të gjeturat e mbetjeve mortore të njerëzve tanë”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme