Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova beson se Kosova nuk ka pasur të drejtë ta hapte asnjë mision diplomatik në Jerusalem.
Ajo tha se kjo çështje është rregulluar në Këshillin e Sigurimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Ky hap është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës akoma nuk është rregulluar e drejta e Kosovës për të pasur marrëdhënie speciale diplomatike me vendet e tjera. Ne do të dëshironim të theksonim edhe një herë pozicionin tonë parimor mbi Jerusalemin: qyteti duhet të jetë kryeqyteti i dy shteteve të pavarura të Palestinës dhe Izraelit, i hapur për besimtarët e të tri feve monoteiste”, tha Zakharova.
Ajo tha gjithashtu se pozicioni i Rusisë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është që “Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët, e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe që duhet të jetë në interes të popullit të Serbisë”.
Këtë të hënë është bërë përurimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në ceremoni ka marrë pjesë E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel.
Haskel i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar asaj kartelën identifikuese të diplomates. Zyrtari izraelit ka thënë se ka qenë privilegj përurimi zyrtar i Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem, transmeton Express.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të dielën se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit që shkoi.
Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan e ka kritikuar ashpër Kosovën, e cila e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem. Nabhan tha se Kosova, e cila, thotë ai, “nuk është ende shtet”, ka filluar shkeljen e ligjit ndërkombëtar në dëm të popujve të tjerë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Lindjen e Mesme. Ai kërcënoi se kjo qasje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...