Google ADS

Hapi lokalin në kohë pandemie, arrestohet nga policia

11:34 | 16 Maj 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë.

Policia poashtu njofton se janë shoqëruar dhe intervistuar edhe disa persona që kanë qenë në lokal.

“Rahovec 15.05.2020 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Lidhur me rastin në stacion janë shoqëruar dhe intervistuar edhe disa persona që kane qenë në lokal”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell arbresh.info.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme