Kosova e Shqipëria sot kanë hapur zyrtarisht pika e përbashkët të kalimit kufitar, Krushevë – Shishtavec.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook, ku tha se me homologun e tij shqiptar Bledar Çuçin kanë hapur zyrtarisht këtë pikëkalim.
“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, sot kemi hapur zyrtarisht pikën e përbashkët të kalimit kufitar mes dy vendeve tona, Krushevë – Shishtavec. Kjo është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive tona dhe është marrëveshja e dytë nga tri sosh që po fillon së zbatuari”, ka shkruar Sveçla.
Ai tha se kjo pikë e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7 në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale.
“Pika e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7, në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale. Ajo do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve të shteteve të treta, do të rrisë ekonominë e vendeve tona e do të zhvillojë turizmin në malet e bukura të Sharrit”, tha më tej ai.
Sveçla thotë se me Çuçin kanë biseduar edhe për marrëveshje të reja për të lehtësuar jetën e qyetarëve tanë në të dyja anët e kufirit./arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...