Hapet zyra e Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës

13:01 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka bërë të ditur se sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit politik të Partive Popullore Evropianë në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Beqiri ka njoftuar se sot është hapur edhe zyra e Kuvendit të Kosovës në këtë Këshill, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Nga takimi me Presidentin e Partive Popullore Evropiane z.Joseph Daul.

Sot u mbajt takimi i Grupit politik të Partive Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës në Strasbourg,ku përfaqesova LDK-në. Këtë takim e udhëhoqi Kryetari i Grupit politik EPP-së në Këshillin e Evropës z.Axel Fisher.Në takim mori pjesë Presidenti i EPP-së z.Joseph Daul. Poashtu sot u hap zyra e Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info.

17991253-1945920805640462-959264464503811730-n 18057754-1945920882307121-4123185543734360768-n 18119314-1945920845640458-4675219435558563915-n 18157041-1945920835640459-8088165873737053730-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme