Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Masat që janë prezantuar, sipas kësaj ministrie, synojnë mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, si investim në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, e të cilat përfshijnë: Pompë termike ;Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë); Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket); Stufa individuale me biomasë, raporton Arbresh.info.
“Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është 20% e vlerës investive, apo deri në 2000.00 €. Kurse, për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është 25% e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €. Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është 20% e vlerës investive, apo deri në 1000.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është 25% e vlerës investive dhe deri në 1000.00 €”, thuhet në njoftim.
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), sipas kësaj ministrie, subvencionohet 40% e vlerës investive, dhe deri në 2000.00 €.
Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është 45% e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €.
Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një pajisje është 40% e vlerës investive dhe deri në 500.00 €.
Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, vlera e subvencionimit është 45% e vlerës investive dhe deri në 500.00 €.
Aplikimi për subvencionim është i ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/476
“Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 21 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 12 dhjetor 2023 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 10 janar 2024”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/11/1Draft-final-21-11-2023-NMVM-Thirrja-per-Pajisje-ngrohese-eficiente.docx
Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën: [email protected]
Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?