Google ADS

Hapet tenderi prej 38 milionë eurosh për rrugën Prishtinë-Podujevë

14:12 | 9 Janar 2023
L G

Ministria e Infrastrukturës ka hapur të hënën tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë. Vlera e projektit është 38 milionë euro.

ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se plot 38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, raporton arbresh.info.

“Tani pasi që ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe që kemi marre deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT, sot është hapur afati për pranimin e tenderëve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë,  ka shkruar Aliu në “Facebook”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme