Google ADS

Hapet sot në Gjakovë ekspozita me fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në luftë

08:37 | 7 Tetor 2020
L G

Sot në Gjakovë do të hapet një ekspozitë me fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në këtë komunë gjatë luftës.

Ekspozita do të hapet më sot dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa organizohet nga Shoqata Krimet e Luftës – Gjakova 98-99.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ekspozitën protestuese të titulluar ‘112 Dhimbje dhe Krenari’ e organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99, ku do shfaqen 112 foto të fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës, gjatë luftës së fundin në Kosovë 98-99’, thuhet në njoftim.

“Janë momente qoftë dhe të fundit, për të gjithë ata të cilët votuan dhe gabuan, për të ndërtuar një Gjykatë Speciale mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve, mbi gjymtyrët dhe bekimin e luftës së Invalidëve e Veteranëve, mbi mundin dhe sakrificën e çdo qytetari që humbën më të dashurit e tyre, ku ky gabim i nënshkrimit dhe vulosjes së realizimit të punës së njëanshme të Gjykatës Speciale, po sjellë dëshmi të rrejshme, e themeluar dhe iniciuar për të mohuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme