Zëvendës-Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka mbajtur sot një konferencë shtypi ku shpalosi programin e ngjarjeve për Ditën e Evropës dhe shpalli garën për Fushatën Ekonomike.
Serri ka thënë se, Shtëpia e Evropës ka të bëjë për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë me të, raporton arbresh.info.
Ai paralajmëroi që sot në ora 18:30 do të bëhet edhe hapja e zyrave të tjera.
“Është kënaqësi e vërtetë të jemi këtu sot sepse përmes juve qytetarëve të Prishtinës ta tregojmë këtë qendër për të cilen jemi shumë krenar. Pra kjo është qendra e re që tani quhet Shtëpia e Evropës dhe ka të bëjë për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunpjnë me ne, është vendi ku do të ndodhin debate. Sot në 6:30 do të bëhet hapja e zyrave të reja. Së pari është Java e Evropës e dini se sa e rëndësishme është për neve, ka edhe disa gjëra të tjera që dua të ju lajmroj mbi ekonominë që do të filloj neser deri me 20 qershor. 9 maji është ditë e veçantë, ditë zyrtare e Bashkimit Evropian”, është shprehur Serri.
Për fushatën ekonomike ai tha se duan të tregojnë se sa e rëndësishme është për ata Kosova.
“Po ashtu ne do ta vazhdojmë hapjen e koncertit në Prishtinë i cili do të jetë pa pagesë që nga sot, do filloj me 10 maj. Dhe ka numër të madh të ngjarjeve të tjera. Ne duam të tregojm se sa e rëndësishme është për Kosovën fakti që ne duam ta mbështesim Kosovën në ekonomi, ky do të jetë që llimi ynë për një muaj. Fushata do të fillojë nesër në kompaninë Gjirafa”, ka thënë Serri.
Ai shtoi se BE-ja do ta shpërblej edhe një kompani kosovare që ka investuar më së shumti në promovimin e BE-së në Kosovë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...