Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e hapjes së shkollës verore të mbështetur nga USAID-i.
Programi pesëvjeçar i USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt synon të zhvillojë punësueshmërinë dhe shkathtësitë e ndërmarrësisë tek të rinjtë e Kosovës.
Ky program startoi vitin e kaluar në Prishtinë dhe Gjakovë dhe rishtazi u zgjërua edhe në 7 komuna tjera duke përfshirë Gjilanin, Vitinë, Kamenicën, Hanin e Elezit, Vushtrrinë, Ferizajn, dhe Fushë Kosovën.
Shkolla Verore 2018 është e para në serinë vjetore të shkollave verore të cilat promovojnë të ashtuquajturat aftësi të buta duke ofruar mundësi të të nxënit praktik dhe trajnime nga shkathtësia e të menduarit kritik.
Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me elektronikë, njohuri themelore mbi mediet, ndërmarrësi, teknologji muzikore dhe përdorimin të teknologjive në shkolla.
Shkollën verore do ta vijojnë gjashtëdhjetë e pesë pjesëmarrës – 50 nxënës dhe 15 mësimdhënës nga shkollat partnere Xhevdet Doda në Prishtinë dhe Hajdar Dushi në Gjakovë.
Meqë aktiviteti po zgjerohet edhe në komunat tjera, pritet që pjesëmarrëse në shkollën verore vitin e ardhshëm të jenë 16 shkolla partnere.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?