Google ADS

Hapet pikëkalimi i revitalizuar kufitar në Morinë

06:58 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Shefat e Bashkim Evropian në Kosovë dhe Shqipëri, Nataliya Apostolova dhe Romana Vlahutin, bashkë me përfaqësuesit e lartë qeveritarë, do të hapin sot pikëkalimin e revitalizuar kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë.

Revitalizimi i pikëkalimit përfshin kabina të reja kontrolluese, sistem elektronik dhe ndërtesën administrative të cilat do të mundësojnë zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

Pikëkalimi kufitar në Morinë e mbulon pjesën më të madhe të qarkullimit të mallrave në/nga/përmes Kosovës, si dhe pothuajse të gjithë trafikun turistik që hyn në Shqipëri nga verilindja.

Projekti prej 1 milion euro, i financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ofron infrastrukturë për kontrolle efikase të kufirit, në përputhje me kërkesat e BE-së duke pasur parasysh standardet e Shengenit.

Pikëkalimi i rindërtuar kufitar mbështet punën e policisë kufitare dhe të migracionit, duke kontribuar në arritjen e efikasitetit më të lartë dhe performancën më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme