Google ADS

Hapet panairi me produkte të grave në agrobiznes

10:57 | 20 Korrik 2023
A Z

Sot është hapur panairi me produkte të grave në agrobiznes.

Në këtë panairi janë ekspozuar së paku që agrobiznese të grave, e cila  është organizuar nga OJQ EcoKosWoman.

Kjo fushatë ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e grave.

Në hapjen e këtij panairi kanë qenë të pranishëm zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi.

Demelezi ka thënë se kjo fushatë është bërë për qëllim t’i mbështet dhe ta fuqizojë gruan, grupin e margjinalizuara të përfshira.

“Ne si Ministri e Bujqësisë kemi për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e grave. Në kohën e fundit për të dëshmuar më mirë mbështetjen ndaj grave qahtë financimini ekonomik-social. Përmes një programi që kemi përcaktuar kemi pasur qëllim që t’i mbështesim”, tha ai.

Po ashtu ai ka thënë se kjo fushatë ka për qëllim rritjen e rëndësisë së rolit të grave të udhëhequra ne sektorë të ndryshme të bujqësisë.

Po ashtu ka folur edhe organizatorja e kësaj fushate, Daniella Cocaj, e cila ka thënë se qëllimi i kësaj organizate është mbështetja dhe promovimi i produkteve të bëra nga gratë.

“Ky panair ka për qëllim mbështetjen e grave në agrobiznes dhe promovimin e produkteve të prodhuara të tyre përmes logos unike, e cila u lansua në mars 2022, në kuadër të zbatimit të projektit SIRED. Logoja synon të identifikojë në treg produktet e prodhuara nga gratë e angazhuara në bujqësi”, tha Cocaj.

Po ashtu ajo shtoi se pjesëmarrëse janë gratë fermere të cilat janë të kyçura në sektore të ndryshëm të agrikulturës.

Në fund EkoKosovaWoman ka organizuar një loje shpërblyese për të provuar ushqimet që i kanë përgatit gratë dhe tre ushqimet më të votuarat sot marrin shpërblime./Arbresh.info/

Të ngjashme