Sot në Prishtinë hapet Panairi i Edukimit, i cili do të jetë i hapur për dy ditë, më 16-17 prill.
Panairi i Edukimit është ngjarja më e rëndësishme në vend për promovimin e programeve dhe shërbimeve të çdo institucioni arsimor.
Panairi i Edukimit gjithashtu është ngjarje ideale për shfaqjen e ideve dhe punëve kreative të nxënësve dhe studenteve të institucioneve arsimore para gjeneratave të reja.
Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve për bursa dhe gjetjes së punës praktike.
Në panair nxënësit dhe studentët do të takohen dhe bisedojnë me personat përgjegjës të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, ku do të marrin informacione të detajuara për mundësit e studimeve. Do të takohen edhe personat përgjegjës të organizatave dhe Ambasada të huaja në Kosovë, që ofrojë fonde për programe te ndryshme studimi.
Modelet e mira, storiet e suksesit gjithmonë kanë inspiruar shoqëri të tëra, andaj dhe motoja e Panairit të Edukimit këtë vit është “We love challenging”
Ky panair është edicioni i 13 dhe do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...