Google ADS

Hapet në Prishtinë këshillimorja për testimin e sëmundjeve të transmetueshme

22:44 | 19 Nëntor 2023
E.G

Edhe Kosovën e kanë prekur sëmundjet seksualisht të transmetueshme siç është HIV.

Në klinikën Infektive deri më tani janë trajtuar 67 raste.

Për parandalimin e këtyre sëmundjeve në Prishtinë është hapur një këshillimore e cila ofron këshillim dhe testim vullnetar për HIV, Hepatit dhe Sifilis.

Aty po bëhen disa lloj testimesh ndërsa rezultatet janë të shpejta.

”Këshillimorja është hapë për të bërë testimet e 4 llojeve të sëmundjes konkretisht testimi bëhet për HIV-in HIV është HIV1 -HIV2 është një test i përbashkët,Hepatitin B Hepatitin C, edhe testi për sëmundjet seksualisht transmisive konkretisht Sifilis. Rezultate merren brenda 20 minutash”, tha Mirlinda Drini-Ismaili, doktoreshë në QMF-Lagjja e Studenteve.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, tha se të dhënat e testimeve në këtë ambulancë janë konfidenciale.

Të gjitha testet janë falas dhe janë konfidenciale që i bie çdo qytetar i cili shkon me bë testin nuk është nevojshme me dhënë emrin e mbiemrin do e bëjë me një kod që e shënon atje, qëllimi është testimi për të bërë testime sa më shumë ne e dimë situatën se si e kemi me këto sëmundje dhe marrim masa ndaj këtyre sëmundjeve”, tha Sadiku, raporton RTKlive.

Në Qendrën Klinike Universitare tregojnë për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

“Këtë vit deri më sot gjithsej 12 raste te konfirmimeve vetëm brenda këtij viti në vitin paraprak i kemi pas 13 raste prej këtyre 67 raste 61 i kemi me terapi të rregullt 1 pritet tani të fillojë se është i sapo konfirmuar dhe 5 të tjerë pas konfirmimit nuk janë paraqit në klinik për vazhdimin e terapisë”, tha Hatixhe Gashi, mjeke në Repartin e sëmundjeve transmetuese

Aktualisht në Kosovë janë duke u trajtuar 67 raste me HIV.

Të ngjashme