Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil, Blerim Camaj.
Kjo marrëveshje do të ofroj hapësira të objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim, morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Njoftimi i plotë:
Sot prita në takim në Komunën e Leposaviqit Ministrin e Adminstrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil Blerim Camaj.
Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë, kam nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me z. Blerim Camaj, përmes së cilës ofrojmë hapësira të objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.
Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme./Arbresh.info
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...