Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Rektores apo Rektorit të ri të Universitetit “Ukshin Hoti”.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci ka bërë të ditur se konkursi do të jetë i hapur deri më datën 5 maj.
“Është në përgjegjësinë time që të bëj thirrje e të motivojë kandidatet e kandidatët që gëzojnë integritet, përgatitje e arritje ndërkombëtare akademike dhe kanë vizion për të bartur detyrën e drejtimit të Universitetit, që të konkurrojnë në këtë konkurs publik”, ka shkruar Nagavci.
Ajo poashtu ka shprehur pritshmëritë e saj për një proces të drejtë të bazuar në meritokraci e transparencë.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...