Hapet konkursi për rekrutimin e noterëve të rinj

10:12 | 23 Korrik 2019
Arbresh.info

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë është shpallur konkursi publik për zgjedhjen e noterëve.

Janë gjithsejtë 79 pozita të lira për noterë në shumicën e komunave të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë jep të gjitha informacionet e nevojshme për këtë konkurs që fillon nga nesër e deri me 7 gusht.

“Në bazë të nenit 10 të Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë si dhe vendimit Nr. 122/2019 të datës 22.07.2019 Ministria e Drejtësisë publikon ‘Konkurs publik për zgjedhjen e noterëve’

Dragash – 1 (një) pozitë të lirë;

Ferizaj – 3 (tre) pozita të lira;

Fushë Kosovë – 4 (katër) pozita të lira;

Gllogoc – 2 (dy) pozita të lira;

Graçanicë – 4 (katër) pozita të lira;

Gjakovë – 3 (tre) pozita të lira;

Gjilan – 3 (tre) pozita të lira;

Hani i Elezit – 1 (një) pozitë të lirë;

Istog – 2 (dy) pozita të lira;

Junik – 1 (një) pozitë të lirë;

Kaçanik – 1 (një) pozitë të lirë;

Kamenicë – 2 (dy) pozita të lira;

Klinë – 2 (dy) pozita të lira;

Kllokot – 1 (një) pozitë të lirë;

Leposaviq – 1 (një) pozitë të lirë;

Lipjan – 2 (dy) pozita të lira;

Malishevë – 3 (tre) pozita të lira;

Mamushë – 1 (një) pozitë të lirë;

Mitrovica e Jugut – 2 (dy) pozita të lira;

Mitrovica e Veriut – 3 (tre) pozita të lira;

Obiliq – 2 (dy) pozita të lira;

Partesh – 1 (një) pozitë të lirë;

Pejë – 3 (tre) pozita të lira;

Podujevë – 4 (katër) pozita të lira;

Prishtinë – 6 (gjashtë) pozita të lira;

Prizren – 6 (gjashtë) pozita të lira;

Rahovec – 2 (dy) pozita të lira;

Ranillug – 1 (një) pozitë të lirë;

Skenderaj – 2 (dy) pozita të lira;

Suharekë – 2 (dy) pozita të lira;

Shtërpcë – 2 (dy) pozita të lira;

Viti – 1 (një) pozitë të lirë;

Vushtrri – 3 (tre) pozita të lira;

Zubin Potok – 1 (një) pozitë të lirë;

Zveçan – 1 (një) pozitë të lirë;

MD njofton se afati për dorëzimin e dokumentacionit për konkurrim fillon nga data 24 korrik 2019 deri me 7 gusht 2019, dhe se aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se kandidati i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:

• Në kërkesë të shënohet komuna në të cilën aplikon kandaidati;

• Çertifikatën e shtetësisë;

• Vërtetimin nga Gjykata se nuk i është hequr zotësia e veprimit;

• Të ketë integritet personal dhe profesional (deklaratë me shkrim nga aplikuesi);

• Diploma e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet te jetë e NOTERIZUAR;

• Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.

• Vërtetimi për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 5 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-010 për Noterinë, Vërtetimi duhet të jetë origjinal ose kopje e NOTERIZUAR;

• Certifikatën për dhënien e provimit të Noterisë, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë;

• Dëshmia që aplikuesi nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale;

• Gjendja e llogarisë bankare për 6 muajt e fundit ose dëshmi tjetër që kandidati është në gjendje financiare të themeloj zyrën noteriale, përkatësisht të t’i siguroj lokalet përkatëse dhe pajisjet e nevojshme për ushtrimin e funksionit të noterit.

“Dokumentacioni për konkurrim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (Ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhese Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16:00”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme