Google ADS

Hapet konkursi për mjekë specialist, ministri Zemaj jep detajet

10:26 | 30 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mban konferencë për medie, ku njoftoj rreth hapjes së konkursit për specializime.

Më këtë rast, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se, Sot është hapur konkursi për 1034 vende, raporton arbresh.info

Zemaj tha se kemi arritur që këtë proces të bllokuar që katër vite, ta zhbllokojmë për katër jave.

“Hapet konkursi per mjeket specislit, krahas luftës me pandemi kemi punuar ne interes të shëndetësisë. Ne arritëm këtë proces të bllokuar për 4 vite ta zhbllokojmë për katër javë. Numri i profesionistëve që presin te profesionalizohen është mjaft i madh. Sot hapet konkursi për 1034 vende një numër rekord që nuk ka ndodhur me herët në vendin tonë. Do të jetë i ndarë në dy profile dhe profili i parë do të jetë 1 për profilet specialistike, duke ndihmuar koleget e tyre në këto ditë të vështira për Covid19, dhe 2 do të jetë për lamit tjera, por nuk janë të lidhura me Covid19. Ne nuk do të ndalemi këtu sepse sipas programit tonë programet do të hapen çdo vit”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme