Kampi Pyjor 2024 u hap të hënën në Novobërdë, në kuadër të programit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia.
Programi quhet “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”.
Ky program zbatohet nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Kampi Pyjor 2024, që mbahet nga 21 deri më 25 tetor 2024, synon të promovojë menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, të përmirësojë jetesën rurale dhe të angazhojë komunitete të ndryshme në adresimin e ndryshimeve klimatike, thuhet në komunikatën e FAO-së
Kampi Pyjor 2024 do të shtrihet në tri lokacione: Novobërdë, Gjilan dhe Kamenicë, duke mbledhur së bashku 150 deri në 200 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Pyjeve e Kosovës, Instituti i Pylltarisë, kryetarët e komunave, donatorë, menaxherë pyjesh, pronarë privatë të pyjeve, studentë, profesorë universitarë, shfrytëzues të pyjeve, gra sipërmarrëse në sektorin e pylltarisë dhe komunitete lokale.
Udhëtimi pesë-ditor filloi në Novobërdë, ku pjesëmarrësit eksploruan pyjet lokale dhe mësuan rreth menaxhimit shumëqëllimor të pyjeve dhe praktikave silvikulturale, me fokus në përfshirjen e komunitetit, veçanërisht të rinjve dhe grave. Në ditët në vijim, vizitat në vendet pyjore në Novobërdë, Gjilan dhe Kamenicë do të prezantojnë mundësi për prerjen e pyjeve, agroturizmin dhe turizmin malor.
Ceremonia e hapjes së Kampit Pyjor 2024 u ndoq nga përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Komuna e Novobërdës, Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, FAO dhe Agjencia e Pyjeve e Kosovës.
Gjatë fjalimeve të tyre, përfaqësuesit e këtyre organizatave theksuan rolin e këtij aktiviteti në promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe zhvillimit rural në Kosovë, duke ritheksuar angazhimin e tyre për praktika të qëndrueshme pylltare dhe fuqizimin e komuniteteve lokale.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...