Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e BE-së “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve” , ka hapur sot fushatën e titulluar “Zgjidhe çështjen tënde”, që synon informimin dhe rritjen e vetëdijësimit për Profesionet e Lira Ligjore, konkretisht për avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët falimentues.
Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka potencuar se këto profesione që nga krijimi kanë ndihmuar në përmirësimin e qasjes në drejtësi, si dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të Kosovës, duke ofruar shërbime për qytetarët në mënyrë më efikase, më të shpejtë, më cilësore dhe me kosto më të ulët.
“Kjo fushatë vetëdijesimi, ka për qëllim të forcojë bindjet e qytetarëve për punën që këto profesione ofrojnë, të nxisë një të kuptuar më të mirë për mundësitë që qytetarët kanë përmes këtyre profesioneve, dhe të krijojë një sens të ri, mbi atë se për çfarë këto profesione mund të shërbejnë si adresë për ta për marrjen e shërbimeve përkatëse ligjore” ka thënë ministri Tahiri.
Për të rritur edhe më shumë profesionalizimin e tyre, sipas ministrit Tahiri, është me rëndësi mbikëqyrja e profesioneve të lira ligjore nga një strukturë e përhershme, që do të mundësojë llogaridhënien, përgjegjësinë dhe transparencën, e cila deri më tani ka munguar.
“Mbi këtë bazë, shumë shpejt do themelohet një mekanizëm brenda Ministrisë së Drejtësisë, i cili në mënyrë permanente do të ushtrojë mbikëqyrje, për të siguruar qytetarët, se profesionet e lira ligjore, janë adresë e besueshme, transparente dhe llogaridhënëse, rrjedhimisht, janë adresë e sigurt për kryerjen e shërbimeve të tyre” ka thënë ministri Tahiri.
Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova, ka potencuar se me këtë kampanjë, synohet që të vetëdijësohen edhe
akterët tjerë të përfshirë në drejtësi, si gjykatësit e prokurorët, por synimi kryesor mbesin qytetarët.
Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve, Odës së Noterëve, Përmbaruesve Privat, Administratorëve Falimentues dhe Ndërmjetësuesit, kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të profesionalizohen edhe më shumë dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve që ofrojnë për qytetarët.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor