Hapet festivali i ‘Kafes dhe Çajit’ në Prishtinë

10:55 | 30 Shtator 2019
Arbresh.info

Është hapur sot festivali i “Kafes dhe Çajit” edicioni i pestë me radhë, cili do të zgjasë tre ditë. Në këtë edicion pritet të marrin pjesë15 kompani dhe 25 brende të ndryshme të kafes dhe çajit që dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Në këtë festival përveç shërbimit me çaj dhe kafe, ka edhe shpërblime për vizitorët dhe performanca të maskotave.

Do të ketë edhe muzikë live nga ora 11:00 deri në 14:00, dhe se deri tani është konfirmuar se do të performojë këngëtarja Rema Canolli.

Sipas organizatorëve vitin e kaluar këtë festival e kanë vizituar rreth 30 mijë qytetarë, kjo statistikë është nxjerr nga kompanitë pjesëmarrëse të cilat kanë treguar se sa kafe dhe çaja kanë shërbyer gjatë edicionit të kaluar. Këtë vit organizatorët e festivalit presin që ky numër të arrihet në 40 mijë pjesëmarrës.

Përfaqësuesi i kompanisë së kafes ‘ Galliano’ ka treguar se arsyeja pse merr pjesë në këtë event është se është koha perfekte për të marr pjesë në këtë event dhe se ndikon në shtijen e produktit të tyre, pasi që interesimi i qytetarëve është shumë i madh. Është mundësia më e mirë e promovimit të produktit të kafes.

Ndërsa qytetarët thonë se ky event është mundësi e mirë me u njoftë me disa prej produkteve të kafes dhe çajit dhe në të njëjtën kohe relaksim dhe mundësi e mirë për shijimin e këtyre dy produkteve në një ambient ndryshe./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme