Hapet ekspozitë në Berlin me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës

17:59 | 25 Janar 2020
A. B.

Në Berlin është hapur ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”.

“Organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës sot në hapësirat e BPA në Berlin u hap ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës” të Autorëve Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci”, bëri të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.

Hapjen e këtij eventi me rastin e 14 Vjetorit të vdekjes së Dr. Rugovës e bëri Kryetari i Rrjetit Mustafë Abazi ndërsa me fjalë nderi të pranishmit i përshëndetën edhe Ambasadorët Beqë Cufaj, Ramadan Nazifi si dhe bashkëpunëtorët e miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës, Hafiz Gagica, Lazim Destani, Naim Dedushaj, ish deputeti i Bundestagut Dr. Martin Weiss.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme