Fotografitë nga Kosova si dokument për të kaluarën e trazuar dhe pasojat e saj, u ekspozuan në një galeri në Beograd.
Si fotograf i ri, Imra Sabo, me anë të fotografive, regjistroi jetën e serbëve dhe shqiptarëve në periudhën nga viti 1981 deri në vitin 2001.
Ai dokumentoi tema që sot janë histori e vërtetë, dhe në qendër të vëmendjes janë njerëzit, fillimi i ndarjes, vuajtja, por edhe shembuj të asaj që gjithçka është e mundur. Për këtë fotograf të njohur, çështja e Kosovës shënoi jetën e shume njerëzve, ndërsa historia ka treguar se asgjë nuk zgjidhet me forcë.
“Kemi pasur një përpjekje për ta zgjidhur situatën me çizme dhe jam i bindur qe nuk zgjidhet kështu. Unë kam një zgjidhje, janë vetëm dy shkronjat BE, sepse mendoj që nëse jemi bashke sipas të njëjtat rregulla, atëherë nuk mund të ketë probleme”, tha Sabo.
Emri i ekspozitës “Shtëpia në Shitje” lidhet me foton e vitit 1981, e cila flet për jetën e serbëve.
Tregimi i ekspozitës vazhdon me fjalimin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1989 në Fushë Kosovë, pastaj me jetën e shqiptarëve gjatë viteve të 90-ta, si arsimin paralel, ndërsa më vonë edhe luftën, raporton RTK.
Mes këtyre foto-dokumenteve është edhe Duka i Rugovës, si rrëfim për shqiptarët që ruanin Patriarkanën e Pejës, dhe një bisedë fqinjësore mes serbëve dhe shqiptarëve.
Për Imra Sabon këto janë momentet që i ka regjistruar ashtu siç ishin.
“Jam i bindur se ka shpresë kur vjen puna te niveli i njerëzve të thjesht, absolutisht ka shpresë që fqinji i uron fqinjit të mirë. Unë jam i sigurt se nëse ka komunikim mes njerëzve atëherë gjithçka zgjidhet”, tha Sabo.
Me këtë ekspozitë, Imre Sabo ka treguar edhe historinë për veten e tij, të prezantuar në mënyrë të paanshme dhe realiste, ku janë përfshirë ngjarjet përmes fotografive që flasin më shumë se fjalët.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?