Është hapur ekspozita kushtuar komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari. Në këtë ekspozitë të pranishëm ishin figura politike e pjesëtarë të familjes Jashari.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se është moment lavdie, dhimbje e krenarie që në 20 vjetorin e “Epopesë së ÇK-së të hapet kjo ekspozitë.
“Vetë emërimi i kësaj ekspozitë ‘Rrugët e lirisë’ manifeston shpërthimet personale të artisitit Xhevdet Pantina që trazon rrugët e qytetarëve të Kosovës për lirinë ashtu sie dhe Adem Jashari. Lufta e UCK-së e zgjoi kudo krenarinë e popullit shqiptarë. Ne jemi sot së bashku ëpr të nderuar veprën, sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë”, ka thënë ai., raporton Arbresh.info.
Sipas tij mbetet detyrim i shtetit që të mos harrohet e kaluara.
Bekim Jashari, anëtari i familjes Jashari njëherit kryetar i komunës së Skenderajt ka thënë se shumë nga qytetarët kanë perjetuar gjëra të tmerrshme para 20 vitesh ashtu sikurse artisti, Xhevdet Pantina.
“Është një punë e përkyrer, uroj që artistët tanë të kenë rrugë të lira të vazhdojnë tutje të na ëprfaqësojnë jashtë Kosovës me ekspozita të tilla. Duart të lumshin”, ka thënë ai.
Kritiku dhe historian i artit, Ilir Muharremi ka thënë se kjo ekspozitë ka një bazë të vertetë.
“Nëse analizojmë të gjitha pikturat e artistit Pantina, janë piktura modern me lëvizj,e ngjyra, kompozicione të veçanta. Është vërtetë për tu lëvduar mundi ku heroi ynë legjendar paraqitet në të gjitha punimet e poashtu edhe varrezat e dëshmorëve që paraqiten në një stil unik të artistit Pantina”, ka thënë ai.
Artisti i ekspozitës kushtuar Adem Jasharit dhe familejs së tij, Xhevdet Pantina ka thënë se kjo ekspozitë ka rrjedhur si koiçodencë mes bisedave të intelektualëve.
“Desha ta madhështojmë më shumë ëktë vit jubilar të Epopesë. I falenderoj të gjithë që më kanë mbështetur sepse është punë e madhe ta paraqesësh një familje të dëshmorit. Falë sakrificës së tyre ne artistët sot e gëzojmë lirinë dhe të paktën me këto vepra mundohemi që t’ua dëshmojmë jetën që dhanë për ne”, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri, Enver Hoxha tha se qytetarët e Kosovës çdoherë do t’i përkulen sakrificës sublime të familjes Jashari.
“Kjo punë është mënyra më e mirë për të treguar se sa rrugë të gjatë kemi bërë, se sa e vështirë ka qenë kjo rrugë me sakrifica, se sin ë mënyrë më të veçantë një familje e ka artikuluar vullnetin tonë për liri. Ky shembull i familjes Jashari është i veçantë në historinë botërore. Ju ftoj t’i shikoni ëkto figura dhe ta kujtoni ku kemi qenë e ku jemi sot”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1713395942058824/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...