Sonte përfundon festivali “Mirëdita, dobar dan!” me ekspozitën e Eliza Hoxhës, e cila tri fotografi të saj i ka riprintuar pasi origjinalet së bashku me katalogët i janë ndalur në kufirin Kosovë – Serbi ditë më parë.
Me këtë rast tri fotografive të riprintuara, që po ekspozohen, ajo iu ka shtuar edhe mbishkrimin “origjinalet mund t’i gjeni në kufi”, raporton Koha Ditore.
Ekspozita e saj “Midis Ëndrrave dhe Realitetit” është hapur në “Dorcol Platz” në Beograd.
Hoxha ka deklaruar se këto janë tregime të njerëzve që e duan jetën.
“I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi, që i kemi sjellë prapë këtu”, ka deklaruar ajo.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...