Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Monumenta”, ka hapur ekspozitën “Art nga Burgu” në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Sipas njoftimit, kjo ekspozitë përmban vepra të krijuara nga të burgosurit, të cilat pasqyrojnë transformimin e tyre personal, shkruan A
“Ky proces krijues nxit reflektim, vetëdije dhe shpesh, një rikthim në shoqëri si individë të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm. Kjo është një dëshmi e qartë se si arti dhe aktivitetet krijuese mund të luajnë një rol kyç në rehabilitimin dhe rindërtimin e jetës së tyre”, thuhet në njoftimin e Shërbimot Korrektues.
“Nëpërmjet këtyre veprave, vizitorët mund të shohin më shumë se thjesht art. Ata do të shohin ndjeshmërinë, shpresën dhe forcën e karakterit të këtyre individëve. Programet artistike të këtij lloji nuk janë vetëm një mënyrë për të kaluar kohën, por një mjet i fuqishëm për të promovuar ndryshimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm.”, thuhet tutje.
Veprat artistike do të shiten në ankand, ndërsa mjetet do të depozitohen në kontot personale të të burgosurve./Arbresh.info/
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...