Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se që nga sot është hapur çerdhja publike.
Sipas njoftimit të bërë, për hapjen e kësaj çerdhe janë marr të gjitha masat dhe udhëzimet e parapara nga IKSHPK, sa i përket pandemisë COVID-19.
“Komuna njofton opinionin publik se sot me datë 1 Shtator 2020 është bërë hapja e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë”.
“Urojmë të jetë fillim i mbarë, duke u dëshiruar shëndet fëmijëve dhe prindërve të tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, transmeton Arbresh.info.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...