Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka njoftuar se është hapur për aplikim Programi për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2023.
Sipas tij, fermerët që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e një hektarë të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.
“Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farës, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasisë të plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 €/ha për grurë dhe grurë për prodhimin e farës, ndërsa në vlerë prej 100 €/ha për misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program. Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të grurit, grurit për prodhimin e farës, misrit, lulediellit, patates dhe fasules monokulturë, duhet të sjellin si dëshmi faturat e blerjes të sasisë së plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, nga datë 15.08 deri 15.09.2023”, thuhet në njoftim.
Ministri ka njoftuar se aplikimi pritet të zgjasë 30 ditë, si dhe aplikimi fillon nga dita e sotme.
“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka shkruar Peci./arbresh.info
https://www.azhb-ks.net/sq/subvencione dhe https://mbpzhr-ks.net/sq.
Ja dhe njoftimi i plotë:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...