Ministria e Ekonomisë, njofton ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale se mund të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja ekonomike.
Sipas Pakos së Ringjalljes Ekonomike për vitin 2021, masa 4.6 “Mbështetja e ndërmarrjeve publike prej 30 milionë Eurove”, do të përfitojnë ndërmarrjet publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës pandemike COVID 19. Me qëllim të sigurimit të likuiditetit për të përballuar shpenzimet operative, ndërmarrjeve publike u ofrohet huamarrje me kthim pa interes. Nga kjo masë për ndërmarrjet publike janë alokuar gjithsej 20 milionë euro në total (transhi i dytë).
Programi është i dizajnuar t’i ndihmojë ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale që ofrojnë shërbime e që janë prekur nga pasojat e pandemisë.
Aplikimi bëhet në mënyrë fizike në Arkivin e ME-së, përkatësisht në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (NJPMPN).
Afati i aplikimit është deri në fund të tetorit 2021, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...