Hapësira rreth Hekurudhës së Prishtinës po ndryshon

08:54 | 20 Korrik 2022
K.B

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë publike ndryshimet e fundit që janë bërë tek hapësira rreth Hekurudhës së Prishtinës.

Ai ka bërë të ditur se rreth saj po ndërtohet “Korridori i Gjelbërt”.

“Hapësira rreth Hekurudhës se Prishtinës po merr identitet tjetër, rreth saj po ndërtohet ‘Korridori i Gjelbërt’

Ekipet e Manifesta 14 janë duke punuar vazhdimisht në rregullimin e kësaj hapësire, gjelbërimi, ndriqimi publik dhe staza e ecjes po i japin vlerë këtij projekti! Përsëri, një shembull për të gjithë, me qytetarët” , ka shkruar Zogaj në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme