Ministri i Insfrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti zonës së rrafshit të Dukagjinit”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info/
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë