Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë hapur pikat kufitare në Bërnjak dhe Merdarë, pasi u mbyllen për qarkullim dje.
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.
Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë” shkroi Sveçla në Facebook.
Këto dy pikëkalime kufitare mes Kosovës dhe Serbisë u bllokuan dje nga ora 18:00 nga dhjetëra serbë që vendosën barrikada në anën serbe, si shenjë proteste për aksionin e Policisë së Kosovës që çoi në mbylljen e pesë objekteve që funksiononin si komuna paralele serbe.
Gjatë ditës, situata ishte e qetë në brezin kufitar nga ana e Kosovës, përveç një rasti kur një familje që po udhëtonte drejt Gjermanisë në Bërnjak u kthye e detyruar të kthehet prapa./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?