Në ndërtesën e Ministrisë së Ekonomisë u bë hapja publike e oferta e për Ankandin e Parë Solar Foltovoltaik prej 100 MW.
Pas hapjes s ofertave nga ana e komisionit, do të mbahet konferencë për media nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministria Ekonomisë, ka njoftuar se janë dorëzuar 6 oferta, për ankandin e parë solar 100 MW.
Ky ankand paraqet skemën e parë konkurruese për ndërtim të kapaciteteve të reja e që në qendër të saj e mban qytetarin dhe garantimin e çmimit më të ulët.
Ky central solar fotovoltaik (FV) prej 100 MW, do të ndërtohet në pronë publike.
Centrali solar fotovoltaik do të ndërtohet në zonën kadastrale të Kramovikut dhe Petkoviqit në Komunën e Rahovecit, e cila do t’i jepet me qira ofertuesit të përzgjedhur për një periudhë jo më të shkurtër se 30 vjet.
Marrëveshja për blerjen e energjisë do të lidhet për një periudhë prej 15 vitesh me operatorin e tregut, i cili garanton blerjen e detyrueshme të energjisë elektrike të prodhuar./rtk
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...