Medreseja e Mesme “Alaudin”, në Prishtinë ka organizuar garat e Kuranit në kategoritë: lexim dhe hifz, në nivel të medreseve në Ballkan.
Vendet pjesëmarrëse në këto gara përveç Kosovës janë edhe Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku.
Këto gara janë hapur me lexim të një pjese të Kuranit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se kjo medrese dha shumë për vendin tonë. Sipas tij Kurani është dritë e Zotit, krijues i këtij universi.
“Me leximin e tij fitojmë shpërblime të ndryshme. Lexo se Zoti yt është më bujari. Kurani është fuqi e një ringjalljeje. Është mirësia më e madhe që njeriu mysliman e kujton Allahun. Sa më shumë të lexohet aq më shumë shtohet dashuria ndaj tij”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Sipas Tërnavës leximi i një shkronje nga Kurani ka shumë vlerë.
Tërnava ka deklaruar se sot nuk ka vend në botë që jetojnë mysliman e të mos ketë hifz të Kuranit.
Jakup Çunaku drejtor i Medresesë së Mesme “Alaudin”, tha se nga sot kjo ditë do të shkruhet në historinë e shkollës dhe vendit tonë.
Sipas tij kjo është ngjarje e suksesshme dhe vepër e mirë tek Zoti.
“Kurani është dritë dhe mëshirë. Të punuarit me të është obligim e pastaj edhe nder e krenari”, ka thënë ai.
Garat do të zhvillohen në katër kategori , ndërsa do të zgjasin deri më 22 prill./arbresh.info
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell