100 vende të reja të punës janë hapur për gratë e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kompania “Teuta&Lirika Matoshi”, të cilën e ka shpërndarë zëvendësministri, Halil Matoshi.
“Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, vecanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë “Teuta&Lirika Matoshi” brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese “Gratë për Gratë”. Kompania “Teuta&Lirika Matoshi” ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Për punë mund të aplikojnë të gjitha të interesuarat për të punuar në fushën e dizajnit.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2418769205094678&id=100008848660199
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...