Ministria e Drejtësisë sot bën inaugurimin e Qendrës Edukuese-Korrektuese për të mitur në Lipjan.
Qendra Edukuese – Korrektuese për të mitur, është projekt i përbashkët, i bashkë financuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Drejtësisë.
Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuese Speciale e BE-së, së bashku me Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë dhe Brandao Co, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë do të inaugurojnë të premten më 15 shtator 2017 një Qendër të re Korrektuese Arsimore për të miturit në Lipjan, financuar nga Bashkimi Evropian, shkruan arbresh.info.
Ky investim i BE, me vlerë 3 milion euro, ka për qëllim të ofrojë arsim cilësor dhe shërbime më të mira risocializimi dhe riintegrimi për të miturit. Inagurimi shënon 10 vjetorin e mbështetjes së përbashkët të BE-së dhe UNICEF në drejtësinë për të mitur në Kosovë, në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë./arbresh.info/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri