Google ADS

Hani i Elezit, arrestohet turku që po kontrabandonte 7 persona nga Bangladeshi

10:33 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një person është arrestuar të shtunën në Han të Elezit pasi dyshohet për kontrabandim me migrantë.

Policia e Kosovë në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i arrestuari është shtetas i Turqisë ndërsa në rimorkion e kamionit i janë gjetur shtatë migrantë, shkruan arbresh.info.

Migrantët ishin nga Bangladeshi dhe dyshohet se ishin të kontrabanduar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“SPK Hani Elezit 15.02.2020 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull Turk shtetas i Turqisë, pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tij, në rimorkion janë gjetur shtatë persona (migrantë) nga Bangladeshi, të cilët dyshohej se ishin të kontrabanduar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim/arbresh.info/

 

Arrestohen 20 persona

34 aksidente ndodhën të shtunën në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme