Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk në Han të Elezit, deri sa i njëjti po tentonte të transportonte në Maqedoni e më pas në vendet perëndimore disa persona.
Sipas policisë, viktimat ishin po ashtu shtetas turq, të cilët kishin bërë marrëveshje me të dyshuarin se me të arritur në vendet perëndimore do t’ia bënin pagesën prej 6000 eurosh.
“PKK Hani Elezit 20.10.2019-16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia, pasi me vete në veturë i kishte pasur edhe katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore. Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5500-6000 euro”, bën të ditur policia.
Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...