Sot në Qendrën e Resurseve te Handikosit në Veternik do të bëhët lansimi i planit avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara.
Handikos me mbështetje dhe bashkëpunim me UNICEF, zyra në Kosovë, që nga viti 2017 ka implementuar projektin ‘Përfshirja Sociale e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’ si pjesë e projektit regjional “ Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi te kufizuar- IPA II” qe përkrahet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe UNICEF.
Në vazhdën e aktiviteteve të implementuara në kuadër të projektit në fjalë, ishte edhe hartimi i Planit Avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili u hartua në bashkëpunim të ngushtë më përfaqësuesit e Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.
Plani Avokues në vete ngërthen fushën e legjislacionit; edukimit; shëndetësi; mbrojtje e fëmijëve, baza e të dhënave.
Pjesëmarrës do jenë përfaqësues nga Ministria për Punë dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Komuna e Prishtinës, Drejtoritë: për arsim, mirëqenie dhe shëndetësi, Përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të mirë.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...