Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Handikos”, kanë organizuar aktivitete të ndryshme, përfshirë këngë, valle e balet.
Ku fëmijët shprehin atë që dinë të bëjnë më së miri.
“Ne në këtë ditë të 1 qershorit ne si Hendikos, dëshirojmë pikë së pari, shëndet për fëmijët, por edhe gjithëpërfshirës sa më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe plotësim të të drejtave dhe kushteve, sepse e dimë që fëmijët me aftësi të kufizuara ende përballen me sfida të shumta, prej marrjes së shërbimeve esenciale nga shteti pastaj deri tek edukimi. E dimë që shumë fëmije me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar nga sistemi arsimor për shkak të sfidave dhe barrierave më të cilat përballen në përditshmëri”, Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim në “Hendikos”.
Gjithashtu ajo shtoi se fëmijët në Kosovë përballën me sfida të shumta, duke filluar nga kushtet elementare e deri tek edukimi.
Hendikos është qendra e vetme që fëmijët takojnë persona sikur se janë vet, marrin shërbime dhe njihen më të drejtat e tyre qe ju takojnë.
Shumë nxënës u shprehën të lumtur për organizimin e këtij eventi. /arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës