Atmosfera festive dhe ngrohtësia që sjellë ky muaj i fundit i vitit ka filluar të ndihet edhe në qendrën për personat me aftësi të kufizuara në HANDIKOS.
Fëmijët të entuziazmuar nën tingujt e muzikës rregulluan bredhin në mënyrën më të bukur.
Ata e stolisën me punimet të cilat një pjesë të tyre i kanë realizuar vetë paraprakisht në dhomat e punës.
Festim Gashi, një fëmijë me aftësi të kufizuara për arbresh.info tregoi se ishte ndarë i kënaqur gjatë rregullimit të bredhit madje ai ka treguar se cilat nga dekorimet janë duke i pëlqyer si dhe cilat ishin ato që i kishte vendosur vetë ai.
Menaxheri i HANDIKOS, Durim Gashi ka thënë për arbresh.info se aktivitetet të cilat kjo qendër ditore i zhvillon me personat me aftësi të kufizuar të rritur dhe fëmijë janë aktivitete të cilat për synim kanë me e mbështet zhvillimin e tyre si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
“Në kuadër të këtyre programeve të cilat i impelmentojmë më të dyja grupet meqë i kemi inkorporu edhe pjesën e shënimit të festave të fundvitit ku punëtoritë të cilat janë duke u zhvilluar me fëmijët dhe me të rriturit me pas motive të festave të fundvitit”, ka thënë Gashi.
Ai ka treguar se cilat kanë qenë aktivitete konkrete të cilat i kanë realizuar si me fëmijët poashtu edhe me të rriturit.
“Sot konkretisht ka qenë pjesa më fëmijët ku kanë punuar bashkërisht në zbukurimet e festave të fundvitit me i vendos punimet të cilat një pjesë të tyre i kanë realizuar vetë paraprakisht në dhomat e punës në bredhin që e kemi mbrapa. Paralelisht edhe me të rritur sot ka qenë dita e fundit me ta kur në fakt e kemi pas pak më seriozisht ka qenë një fazë e evoluimit ku na kanë tregu se nëpër çfarë kemi kalu bashkë për një vit dhe rekomandimet çka po rekomandojnë me pas parasysh për vitin e ardhshëm HANDIKOS kur adreson nevojat për personat me aftësi të kufizuara”, ka treguar ai.
Tutje menaxheri i kësaj qendre ka thënë se HANDIKOS krejt funksionimin e vet e bazon në donacione, donatorë të ndryshëm duke u mbështetur kryesisht në donatorë ndërkombëtarë.
“Kryesisht mbështetemi nga donatorë ndërkombëtarë, tu e përfshi zyrën e Bashkimit Evropian, zyrën e “Save the Children” në Kosovë e të UNICEF e në të njëjtën kohë edhe këtyre lokal, me e theksu Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, ministrinë e Shëndetësisë, drejtoria për Mirëqenie Sociale pranë Komunës së Prishtinës, këto kanë grante të cilat e ndihmojnë HANDIKOSIN për me impelmentu projekte të ndryshme që adresojnë nevojat e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket donatorëve të cilët e kanë mbështet këtë qendër në shënimin e festave të fundvitit ai ka thënë se ende nuk kanë pas por që siç thotë ai sikur viteve të tjera njerëz të profileve të ndryshme paraqiten këto ditë në HANDIKOS edhe sjellin dhurata për fëmijët dhe të rriturit, kështu që janë në pritje.
Gashi ka thënë se sfidë për personat me aftësi të kufizuara mbetet qasja në hapësirat publike.
“Një sfidë që është e përbashkët si në HANDIKOS poashtu edhe jashtë që i përfshin personat me aftësi të kufizuara është qasja në objekte publike në hapësirat publike për persona me aftësi të kufizuara, ku hulumtime të shumta të cilat kanë ndodh këtë kohën e fundit sugjerojnë që është në nivel jo të kënaqshëm për çka HANDIKOS po merr zotimin që vitin e ardhshëm me adresu në nivel akoma edhe më të madh se sa që kemi qenë duke adresuar deri tani”, ka thënë Gashi.
Sipas tij sfida tjetër është kontinuiteti për shërbimet të cilat ofrohen nga HANDIKOS për personat me aftësi të kufizuara, për të cilat ai thotë se duhet të jenë të vazhdueshme dhe mos të ndërprehen.
“Sfidë tjetër është edhe kontinuiteti i shërbimeve të cilat ofrojmë me qenë se është shkencërisht e bazume të shërbimet të cilat ofrohen për një target grup të jenë të vazhdueshme të mos ndërprehen përderisa fatkeqësish HANDIKOS akoma krejt shërbimet e veta i ka të bazuara në projekte, kjo e bënë që ato më u ndërpre në një periudhë të caktume kohore e mandej po shkakton regres tek të arriturat si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit”, ka përfunduar ai./arbresh.info/R.Rexhepi
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza