Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrëmë rreth mesnatës në fshatin Seqishtë të Han të Elezit.
Kështu ka bërë të ditur toger, Agim Gashi nga zyra për informimin në Rajonin e Ferizajt, shkruan arbresh.info.
Në komunikatë thuhet gjithashtu se viktima ishte 29 vjeçar ndërsa humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
“Në një aksident trafiku, të ndodhur rreth orës 23:40 minuta , në fshatin Seqishtë , ka humbur jetën një person. Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.”, thuhet në njoftim.arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...