Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit në mërgatë, dje dhe sot është pritur nga mërgimtarët në Hannover dhe Köln të Gjermanisë.
Mijëra bashkatdhetarë i kanë uruar mirëseardhje Hamzës, i cili i falënderoi për pritjen dhe mbështetjen e parezervë për të dhe vizionin e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton Arbresh.info.
Në të dy tubimet, Hamza tha se Kosova ka nevojë për bashkatdhetarët, jo vetëm si mbështetës financiarë, por si partnerë aktivë në transformimin ekonomik të vendit.
“E çmoj shumë kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka thënë Hamza, duke i ftuar ata që të investojnë në Kosovë.
“Gjithandej po takoj njerëz të suksesshëm në mërgatë. Ju lus, ju garantoj dhe ju siguroj se do të krijoj kushte që ju të vini të hapni biznese dhe të investoni në Kosovë. Përtej kapitalit, kemi nevojë për dijen dhe menaxhimin tuaj modern”, tha Hamza.
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës i ftoi mërgimtarët që të regjistrohen deri më 26 dhjetor, në mënyrë që të sigurojnë të drejtën e votës më 9 shkurt.
“Mos e pritni 26 dhjetorin që të regjistroheni. Regjistrohuni edhe më herët që të siguroni të drejtën tuaj për votim. Me këtë entuziazëm, masivitet dhe mbështetje që po na jepni, ne do të fitojmë”, ka thënë Hamza.
Pas tubimit në Hannover dhe Köln, Hamza do të zhvillojë tubime të tjera në mërgatë. Më 30 nëntor, Hamza do të jetë në mesin e bashkatdhetarëve në Vjenë./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...